<< Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 Next >>

Fakulteti: MUNDËSI APLIKIMI PËR BURSË NË PROGRAMIN WUS-SURPLACE STIPENDIUM ALBANIA

Posted by Elektrike on 05-09-2016 12:00:36 EDT

Fakulteti i Inxhinerise Elektrike, Tiranë informon studentët e interesuar se Universiteti gjerman i Landit të Hessenit do të mbështesë me bursa 6-mujore studentët me rezultate të mira të Universiteteve shtetërore shqiptare përmes programit "World University Service" (WUS)Qëllimi i kësaj mbështetje është forcimi i elitës së arsimuar në Shqipëri dhe nxitja e trajnimi i specialistëve të ardhshëm. Ky universitet do të ofrojë bursa 6-mujore (250€ në muaj) për studentë në vitin e fundit ose që janë në fazën e hyrjes së tyre në tregun e punës, apo që dëshirojnë të fillojnë një biznes. (Përfundimet e pritshme në këto tre katëgori janë deri në vitin shkollor 2018). Preferohen studentë me të ardhura të ulta familjare. Synimi është që të rinjtë shqiptarë të mund të zhvillojnë perspektivat e ardhshme profesionale në Shqipëri. Numri i përgjithshëm i studentëve që do të përfitojnë këtë bursë do të jetë gjithsej 50, nga të cilët 25 do të jenë femra dhe 25 meshkuj.

Gjatë periudhës maksimale të grantit prej gjashtë muajsh, studentët do të marrin trajnim për aplikim për punë dhe trajnim për të filluar një biznes si dhe punë praktike të specializuar (individuale dhe në grupe), në varësi të llojit të grantit.

Afati i aplikimit për bursë nga WUS-SurPlace Stipendium Albania është deri më datë15 Tetor 2016. 

Për informacione të mëtejshme mund të konsultoni faqen e internetit www.surplace-albania.de ku do të gjeni formularin e aplikimit me udhëzimet përkatëse. Ose mund te klikoni në linkun e mëposhtëm: 

Për mënyrën e aplikimit mund të konsultoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.wusgermany.de/en/internationale-bildungsarbeit/scholarship-and-training-albanian-students/application-and-contact

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: Njoftim mbi kontrollin e diplomave

Posted by Elektrike on 05-09-2016 11:46:33 EDT

Njoftim

Njoftohen të gjithë studentët diplomantë, për të gjitha ciklet e studimit si sistemi i ri, Master i Shkencave dhe Profesional,  dhe ai pesëvjeçar, të Automatizimit të Industrisë se:

1.   Dy kontrollet e para të diplomave për sezonin e vjeshtës do të jenë:

19 Shtator 2016, ora 11:00 – 12:00.

27 Shtator 2016, ora 11:00 – 12:00

2. Kontrolli i diplomave, do të kryhet pranë laboratorit të Transmisioneve Elektrike, nga Prof. Asc. Aida Spahiu.

3. Studentët, kur të vinë për kontroll, duhet të kenë më vete:

- tre fletët e para të diplomës të plotësuara. Fletët e para të diplomës i gjeni në faqen e Fakultetit: www.fie.upt.al

- draftmaterialin e diplomës së punuar të printuar, në përputhje të plotë me kërkesat e programit të studimit shiko faqen e fakultetit

 http://www.fie.upt.al/master.php

Studentët që nuk paraqiten në kontrolle, skualifikohen nga mbrojtja e diplomave në këtë sezon.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: Njoftim mbi praktikat mesimore MP Viti II

Posted by Elektrike on 05-09-2016 11:43:58 EDT

NJOFTIM

Studentët e Masterit Profesional drejtimi Automatizimi i Industrisë dhe Masterit Profesional në Inxhinieri Mekatronike, të cilët kanë mbaruar vitin e parë, pra kanë më shumë se 30 kredite duhet të paraqesin pranë Departamentit të Automatikës kërkesën e tyre për zhvillim e praktikës mësimore, si lëndë e semestrit të parë për vitin e dytë.

Për këtë studentët duhet të plotësojnë formularin e miratimit të praktikës, që gjendet ne faqen e Fakultetit:                     www.fie.upt.al

Formulari i plotësuar me të dhënat e studentit dhe kompanisë ku mendohet të kryhet praktika duhet të dorëzohet në Departament deri në datë 30 Shtator 2016 në Laboratorin e Matjeve Elektrike tek Ing. Miranda Ekmeçiu.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: NJOFTIM PER STUDENTET DIPLOMANTE

Posted by Elektrike on 12-07-2016 12:17:51 EDT

Njoftim

Njoftohen të gjithë studentët diplomantë, për të gjitha ciklet e studimit si sistemi i ri dhe ai pesëvjeçar, të Automatizimit të Industrisë dhe Inxhinierisë Mekatronike se:

1.   Kontrolli i fundit për diplomat është më 13Korrik 2016, ora 12:00 – 13:00.Studentë duhet të kenë me vete çertifikatën e gjuhës së huaj si provim ndërkombëtar.

2.   Studentët duhet ti dorëzojnë diplomat të lidhura libër, pasi të jenë firmosur prej tyre dhe nga udhëheqësi.

Studentët që nuk paraqiten në 13 Korrik 2016, skualifikohen nga mbrojtja e diplomave në këtë sesion.

3.   Mbrojtja e diplomave do të bëhet më 18 Korrik 2016, ora 9:00.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: NJOFTIM PER STUDENTET DIPLOMANTE

Posted by Elektrike on 11-07-2016 18:01:13 EDT

Njoftim

Njoftohen të gjithë studentët diplomantë, për të gjitha ciklet e studimit si sistemi i ri dhe ai pesëvjeçar, të Automatizimit të Industrisë dhe Inxhinierisë Mekatronike se:

1.   Kontrolli i fundit për diplomat është më 13 Korrik 2016, ora 12:00 – 13:00. Studentë duhet të kenë me vete çertifikatën e gjuhës së huaj si provim ndërkombëtar.

2.   Studentët duhet ti dorëzojnë diplomat të lidhura libër, pasi të jenë firmosur prej tyre dhe nga udhëheqësi.Studentët që nuk paraqiten në 13 Korrik 2016, skualifikohen nga mbrojtja e diplomave në këtë sesion.

3.   Mbrojtja e diplomave do të bëhet më 18 Korrik 2016, ora 9:00.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: NJOFTIM PER MBROJTIEN E DIPLOMAVE

Posted by Elektrike on 08-07-2016 09:19:32 EDT

NJOFTIM

Njoftohen te gjithe studentet qe kane pergatitur dhe finalizuar  punimin e diplomes se data e dorezimit te diplomes ( lidhur dhe firmosur nga udheheqesi) eshte 12.07.2016 ora 11:00 prane Departamentit te Sistemeve Elektrike te Fuqise.

Mbrojtja e diplomave do te jete ne date 14 Korrik 2016 ora 10 ne DSEF. 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: NJOFTIM PER KONTROLLIN E DIPLOMAVE

Posted by Elektrike on 04-07-2016 09:19:09 EDT
NJOFTIM
 
Njoftohen te gjithe studentet qe kane parashikuar mbrojtjen e diplomave ne Korrik 2016, te paraqiten prane Departamentit te Sistemeve Elektrike te Fuqise ne date 06.07.2016 ne oren 9:30  me materialin e printuar, per kontrollin e punes se kryeR.
 
 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: NJOFTIM PER PROVIMIN E FORMIMIT

Posted by Elektrike on 04-07-2016 09:17:25 EDT

L A J M E R I M

Provimin e Formimit per sistemin Bachelor per te treja drejtimet zhvillohet ne daten 14 Korrik 2016 ora 9 ne sallen 309/ 316/ 317.

Te dorezojne ne sekretari:

1.    Fotokopje te kartes se identitetit dhe certificate personale

2.    Vertetim nga biblioteka

3.    Mandat – Pagesa per mbrojtjen – 1,000 leke

Veprimet me Sekretarine ne datat 11-12-13 Korrik 2016 ora 12-14

Veprimet me zyren e finacave ne datat 11-12-13 Korrik 2016 ora 12-14

Programet dhe Orarin e konsultimeve i gjene ne faqen :

http://fie.upt.al/bachelor.php

 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: Njoftim per studentet e sistemit te vjeter 5-vjecar

Posted by Elektrike on 16-06-2016 05:42:49 EDT

NJOFTIM

Studentët e sistemit të vjetër 5-vjeçar do të paraqiten për provimin e lendëve:

1.            Transmisione Elektrike 1 dhe Transmisione Elektrike 2

Datë 22 Qershor ora 9:00 Laboratori i Transmisioneve

2.           Konstruksione Elektromekanike

Datë 8 Korrik ora 9:00 Laboratori i Transmisioneve

 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: Njoftim per studentet diplomante

Posted by Elektrike on 16-06-2016 05:41:39 EDT

Njoftim

Njoftohen të gjithë studentët diplomantë, për të gjitha ciklet e studimit si sistemi i ri, Master i Shkencave dhe Profesional,  dhe ai pesëvjeçar, të Automatizimit të Industrisë dhe Master Profesional në Inxhinieri Mekatronike se:

1.   Dy kontrollet e para të diplomave për sezonin e verës do të jenë:

23 Qershor 2016, ora 13:00 – 14:00.

11 Korrik 2016, ora 13:00 – 14:00

2.         Kontrolli i diplomave për studentët diplomantë Master i Shkencave dhe sistemi i vjetër, do të kryhet pranë laboratorit të Transmisioneve Elektrike, nga Prof. Asc.  Aida Spahiu.

3.         Kontrolli i diplomave për studentët diplomantë Master  Profesional, Automatizimi i Industrisë do të kryhet pranë laboratorit të Matjeve  Elektrike, nga Dr. Genci Sharko.

4.         Kontrolli i diplomave për studentët diplomantë Master  Profesional, Inxhinieri Mekatronike do të kryhet pranë laboratorit të Automatikës, nga Dr. Thomaq Koblara.

5.         Studentët, kur të vinë për kontroll, duhet të kenë më vete:

- tre fletët e para të diplomës të plotësuara. Fletët e para të diplomës i gjeni në faqen e Fakultetit: www.fie.upt.al

- draftmaterialin e diplomës së punuar të printuar, në përputhje të plotë me kërkesat e programit të studimit shiko faqen e fakultetit

 http://www.fie.upt.al/master.php

Studentët që nuk paraqiten në kontrolle, skualifikohen nga mbrojtja e diplomave në këtë sezon.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


<< Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 Next >>