<< Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 Next >>

Departamenti Automatikes: Njoftim per praktiken mesimore per studentet Bachelor Mekatronike

Posted by Elektrike on 24-01-2017 15:32:49 EST

NJOFTIM

Njoftohen studentët e Bachelorit në Inxhinieri Mekatronike, viti i tretë të të paraqesin pranë Departamentit të Automatikës kërkesën e tyre për zhvillim e praktikës mësimore, si lëndë e semestrit të dytë për vitin e tretë.

Për këtë studentët duhet të plotësojnë formularin e miratimit të praktikës, që gjendet ne faqen e Fakultetit:                     www.fie.upt.al

Formulari i plotësuar me të dhënat e studentit dhe kompanisë ku mendohet të kryhet praktika duhet të dorëzohet në Departament deri në datë 10 Shkurt 2017 në Laboratorin e Matjeve Elektrike tek Ing. Miranda Ekmeçiu.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: Njoftim per tema e diplomes MP Energjetike

Posted by Elektrike on 15-12-2016 10:48:47 EST

NJOFTIM

Njoftohen  studentët e Masterit Profesional drejtimi Energjetike te vitit te dyte të paraqiten dite e merkure date 21.12.2016,  ora 10:00 pranë Departamentit të Sistemeve Elektrike te Fuqise per ndarjen e temave te diplomes.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


General: Njoftim per pjesemarje ne aktivitet

Posted by Elektrike on 15-11-2016 06:36:58 EST

NJOFTIM

Universiteti Politeknik i Tiranës në bashkëpunim me OJF Global Opportunities Albania,  e cila është  host zyrtar i Javës Globale të Sipërmarrjes në Shqipëri  e mundësuar nga  foncacioni Kauffman, organizon takimin “Si të bëhesh një sipërmarrës”.

Ftohen të gjithë studentët e interesuar të marrin pjesë në këtë aktivitet ku një sipërmarrës i suksesshëm shqiptar do të ndajë eksperiencën personale në një sipërmarrje për mjete të informatizuara (TOSHIBA dhe LE FUTURE)

Takimi do të zhvillohet në datë 16 Nëntor 2016 në orën 13:00 – 14:00 në sallën “Silvano Pedrolo”.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


General: Thirrje per aplikime ne kuadewr te projektit Euroweb+

Posted by Elektrike on 04-11-2016 18:08:54 EDT

Njoftim

Behet me dije se duke nisur nga data 1 Nentor 2016 eshte hapur thirrja per aplikime ne kuader te projektit Euroweb+, ne te cilin universiteti yne eshte partner. Per kete thirrje jane ne dispozicion 21 pozicione per Bachelor dhe 21 pozicione per Master per nje periudhe prej 6-10 muajsh, duke filluar nga semestri i pare i vitit te ardhshem akademik 2017-2018. Mund te krijohet mundesia edhe per ndonje pozicion doktorature ose post-doktorature. 

Le te shfrytezojme ne maksimum mundesite qe na ofrohen ne te mire te pergatitjes se studenteve dhe kualifikimit te anetareve te stafeve tona. Per me shume informacion click ne andresen http://www.mrtc.mdh.se/eurowebplus/

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: Njoftim mbi praktikat mesimore MP Viti II

Posted by Elektrike on 01-11-2016 10:48:57 EDT
NJOFTIM
 
Njoftohen studente e Masterit Profesional ne Inxhinieri Elektrike, drejtimi Automatizimi i Industrise dhe Master Profesional ne Inxhinieri Mekatronike qe neser, ne date 2 Nentor 2016, ora 10:00 te paraqiten tek Laboratori i Matjeve Elektrike per te marre instruksionet per praktiken mesimore.
 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: Njoftim per regjistrimet ne Ciklin e Dyte te Studimeve

Posted by Elektrike on 25-10-2016 08:42:35 EDT

NJOFTIM

 

Lajmerohen kandidatet fitues te ciklin e dyte master se rrgjistrimet do te behet prane sekretarise FIE ne datat 26, 27 dhe 28 tetor. Pagesate e tarifes se regjistrimit dhe ajo per kestin e pare do te behen pas regjistrimit.

 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: Njoftim per terheqjen e kartonit te diplomave

Posted by Elektrike on 25-10-2016 08:15:03 EDT

Njoftohen studentet e Diplomuar te Ciklit Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor, Sistemi Pesevjecar se pas dates 1 nentor mund te paraqiten prane sekretarise per terheqjen e Kartonit te Diplomes.

Studente duhen te kene me vete karten e identitetit (ID) dhe te kene shlyer te gjitha detyrimet financiare.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: Njoftim per tema e diplomes

Posted by Elektrike on 21-10-2016 09:20:58 EDT

Njoftim

Njoftohen të gjithë studentët, për të gjitha ciklet e studimit si sistemi i ri, Master i Shkencave dhe Profesional viti i II, dhe sistemi i vjetër, të Automatizimit të Industrisë dhe Inxhinierisë Mekatronike, të cilët kanë mbyllur të gjitha provimet se:

Temat e aprovuara nga Departamenti i Automatikës do ti gjeni në javën e parë të Dhjetorit 2016 në faqen e Fakultetit dhe të afishuara. 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: Njoftim per regjistrimet dhe Kriteret e pranimit ne Ciklin e Dyte te studimeve

Posted by Elektrike on 17-10-2016 16:23:32 EDT

NJOFTIM

Aplikimet për ciklin e dytë të studimeve, Master Profesional dhe Master i Shkencave, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike do të kryhen:  në datat 17, 18, 19 dhe 20 Tetor 2016, ora 9:00 – 15:00, pranë Departamentit. 

Kriteret e pranimit te aplikanteve ne ciklin e dyte te studimeve Master ne programin e studimit Inxhinieri Elektrike – Elektroenergjetike

1.     Master Profesional ne Inxhinieri elektrike, dejtimi elektroenergjetike:

·        Kane perfunduar studimet Bachelor;

·        Renditja e aplikanteve behet sipas notes mesatare te ponderuar;

·        Pranohen studente nga programe studimi ekuivalente ne institucione te te tjera te arsimit te larte brenda dhe jashte vendit, te akredituara; 

2.     Master Shkencor ne Inxhinieri elektrike, drejtimi elektroenergjetike:

·        Kane perfunduar studimet Bachelor;

·        Kriteret e percaktuara ne nenin 76/4 dhe ne nenin 76/5 te Ligjit Nr.80/2015;

·        Renditja e aplikanteve behet sipas notes mesatare te ponderuar;

·        Pranohen studente nga programe studimi ekuivalente ne institucione te te tjera te arsimit te larte brenda dhe jashte vendit, te akredituara ;

·        Kanditatet fitues duhet ta kene noten mesater 7. Nese nuk plotesohet numri minimal per hapjen e programit,  mesatarja pranohet me e ulet sipas renditjes se kanditateve deri ne plotesimine numrit 10.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: Njoftim per regjistrimet dhe Kriteret e pranimit ne Ciklin e Dyte te studimeve

Posted by Elektrike on 14-10-2016 06:06:39 EDT

NJOFTIM

Aplikimet për ciklin e dytë të studimeve, Master Profesional dhe Master i Shkencave, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike do të kryhen:  në datat 17, 18, 19 dhe 20 Tetor 2016, ora 9:00 – 15:00, pranë Laboratorit të Matjeve Elektrike. 

Studentët duhet të kenë me vete dokumentacionin e kërkuar nga Udhëzimi Nr. 24/1, datë 12.10.2016, Kreu IV/III, pika 12.

Kriteret e pranimit në ciklin e dytë të studimeve Master, për diplomat që mbështet Departamenti i Automatikës.

1.   Master Profesional në Inxhinieri Elektrike, drejtimi Automatizimi i Industrisë, dhe Inxhinieri Mekatronike

-         Kanë përfunduar studimet Bachelor

-         Renditja e kandidatëve bëhet sipas notës mesatare të ponderuar

-         Pranohen edhe studentë nga programe studimi ekuivalente në         institucione te tjera të arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit të akrediduara.

2.     Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike, drejtimi Automatizimi i Industrisë

-         Kanë përfunduar studimet Bachelor

-         Kriteret e përcaktuar në nenin 76/4 dhe në nenin 76/5 te Ligjit Nr.80/2015.

-         Renditja e kandidatëve bëhet sipas notës mesatare të ponderuar

-         Kandidatët fitues duhet ta kenë notën mesatare 7. Nëse nuk plotësohet numri minimal për hapjen e programit mesatarja pranohet më e ulët deri sa numri studentëve të pranuar në total të jetë 10.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


<< Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 Next >>