<< Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 Next >>

Sekretaria: Njoftim per Shperndarjen e Kartonit te Diplomes

Posted by Elektrike on 19-02-2015 12:26:19 EST

Njoftim

Njoftohen studente e diplomuar te cikleve Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor, te te tre drejtimeve se diten e hene 23/02/2015 ora 14:00 ne sallen 309 do te zhvillohet cermonia e dhenies se Kartonit te Diplomes.

Shtudente duhet te paraqiten 2 ore para, prane sekretarise mesimore per te kryer procedurat administrative. Studentet duhet te kene me vete karte ID si dhe duhet te kene shlyer te gjitha detyrimet financiare me fakultetin.

 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


General: Mundesi Punesimi per Studentet

Posted by Elektrike on 12-02-2015 14:28:30 EST

"GATI PËR TREGUN E PUNËS!”

Në Shqipëri, shkalla e papunësisë është e lartë dhe në një tendencë në rritje. Sipas Institutit Kombëtarë të Statistikave dhe Anketës së Forcave të Punës, numri i të rinjve të moshës 15-29 tregon një normë papunësie prej 31,3%. Vështirësitë e shumta të të rinjve për të hyrë dhe stabilizuar në tregun e punës tregon se punonjësit e rinj janë më të ekspozuar ndaj informalitetit se sa të rriturit. Papunësia e të rinjve dhe informalitetit vendos kosto të larta për Shqipërinë.

Për këtë qëllim, AS@N me mbështetjen e Assist Impact / USAID është duke implementuar projektin "Gati për tregun e punës”. Qëllimi i këtij projekti është të mësuarit përmes përvojës dhe kontributin në ndërtimin e njohurive dhe aftësive të të rinjve shqiptarë në tregun e punës me synimin për të identifikuar mundësitë, për të shqyrtuar alternativat dhe për të patur sukses në shoqëri. Këshillimi i karrierës dhe shërbimet e këshillimit do të përgatisin të rinjtë për të hyrë në tregun e punës dhe të kenë përvojën e tyre të parë të punës. Në kuadër të projektit tre trajnime do të zhvillohen në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë dhe pas trajnimeve, pjesëmarrësit e rinj do të kenë mundësi të marrin pjesë në një program tre mujor Internshipi. Praktikat kanë provuar të jenë një mundësi e shkëlqyer për të lehtësuar kalimin e të rinjve nga sistemi arsimor në tregun e punës. Sipas përvojave të Rrjetit AS@N, praktikat janë një mënyrë e suksesshme për të gjetur një punë të qëndrueshme dhe për të filluar karrierën.

Projekti "Gati për tregun e punës” është në kuadër të një sërë iniciativash që ndërmerr organizata jonë për integrimin e të rinjve shqiptarë në tregun e punës dhe mbi të gjitha konsiston në vendosjen e komunikimit dhe bashkëveprimit midis të rinjve shqiptarë që studiojnë në universitete të ndryshme dhe kompanive të biznesit në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj iniciative synojmë ndërgjegjësimin dhe rritjen e kapacitetit të të rinjve,përsa i përket informimit të tyre në lidhje me tendencat e tregut të punës dhe si duhet ta nisin karrierën e tyre nëpërmjet aksesit në informacion, pjesëmarrjes aktive dhe mundësimit të Internshipeve në Kompani dhe Institucione në Shqipëri.

*      *      *

AS@N është një organizatë e pavarur jo-fitimprurëse, si një rrjet gjithëpërfshirës i profesionistëve të rinj shqiptarë që studiojnë apo janë diplomuar jashtë vendit dhe në Shqipëri, themeluar në vitin 2003. Eshtë rrjeti më i madh rinor me më shumë se 3000 profesionistë të rinj që janë diplomuan ose që janë duke u diplomuar në institucionet arsimore më të mira Evropiane e Amerikane në mbarë botën, por edhe në Shqipëri. AS@N bazohet në nevojën që shoqëria shqiptare ka në drejtim të shfrytëzimit të potencialit të tyre intelektual dhe profesional. Qëllimi kryesor i AS@N është përdorimi i Rrjetit kombëtar të studentëve shqiptarë jashtë Shqipërisë, si një instrument që influencon dhe realizon zhvillimin e politikave që orientojnë investimin e të ardhmes së të rinjve shqiptarë në Shqipëri apo për Shqipërinë. Punësimi i të rinjve dhe Zhvillimi i tyre, Mirëqeverisja dhe Ngritja e Kapaciteteve, Zhvillimi Social dhe Trashëgimia Kulturore, janë fushat kryesore ku angazhohet AS@N.

AS@N ka implementuar ndër vite iniciativa të ndryshme me impakt të konsiderueshëm social, në interes të të rinjve të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, forcimin të kapaciteteve të tyre dhe pozicionit përkatës në shoqëri, në sajë të kontributit që ata mund të japin për zhvillimin e vendit. AS@N ka mbështetur nevojën për programin Brain Gain (Rikthimi i Trurit) si një iniciativë e qëndrueshme dhe e mirë-organizuar dhe ka bashkëpunuar me Qeverinë Shqiptare dhe Departamentin e Administratës Publike (DAP) për të krijuar mundësi për realizimin e praktikave për studentët shqiptarë që studiojnë jashtë vendit. Nëpërmjet programit të internshipeve të organizuar nga AS@N në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, qindra të rinj kanë patur mundësinë të kryejnë praktika në administratën publike dhe në sektorin privat. 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: Njoftim per Praktiken Mesimore

Posted by Elektrike on 10-02-2015 15:37:56 EST

NJOFTIM

Mbrojtja e praktikës profesionale për studentët e vitit të II Master Profesional, drejtimi Automatizimi i Industrisë dhe Master Profesional në Inxhinieri Mekatronike do të zhvillohet në datën dhe orën e caktuar në orarin e provimeve:

Studentë do të lejohen të mbrojnë praktikën nëse kanë:

1.    Formularin e miratimit të praktikës, firmosur nga kompania dhe aprovuar nga përgjegjësi i departamentit.

2.    Vërtetimin që kanë kryer praktikën të firmosur dhe vulosur.

3.    Formulari i Vlerësimit të Studentit Praktikant të plotësuar nga kompania, formulari 1.

4.    Formularin “Raporti Perfundimtar i praktikës” i plotësuar nga studenti praktikant.

5.    Materialin e praktikës të shkruar në Word, të printuar dhe të lidhur. Në kapak duhet të vihet titulli i praktikës si dhe emrat e studentëve së bashku me firmat e tyre.

6.     Prezantimi në Powerpoint. 

7.    Materiali i praktikës në CD.

Formularët dhe shpjegimet për to i gjeni në faqen www.fie.upt.al

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: Njoftim per studentet Diplomante

Posted by Elektrike on 16-12-2014 04:10:51 EST

Njoftohen të gjithë studentët, për të gjitha ciklet e studimit si sistemi i ri, Master i Shkencave dhe Profesional viti i II, dhe sistemi i vjetër, të Automatizimit të Industrisë se:

Duhet të dorëzojnë deri në datën 22 Dhjetor 2014 formularin e temës së diplomës të firmosur nga pedagogu udhëheqës. Formulari i temës së diplomës gjendet në faqen e fakultetit  www.fie.upt.al

Dorëzimi i formularit të temës së diplomës, i firmosur nga student dhe udhëheqësi i temës së diplomës do të bëhet pranë Laboratorit të Matjeve Elektrike tek Ing. Miranda Ekmeçiu.

Temat e aprovuara nga Departamenti i Automatikës do ti gjeni në javën e parë të Janarit 2015 në faqen e Fakultetit.

 

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: Njoftim per studentet e vitit te Pare Master Shkencor dhe Master Profesional

Posted by Elektrike on 27-11-2014 07:43:57 EST
NJOFTIMNjoftohen studentet e vitit te pare Master Shkencor dhe Master Profesional se procesi mesimor fillon me date 1 dhjetor 2014

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Automatikes: Njoftim per praktiken profesionale

Posted by Elektrike on 11-11-2014 08:57:13 EST
NJOFTIMStudentët e Masterit Profesional, drejtimi Automatizimi i Industrisë dhe Masterit Profesional në Inxhinieri Mekatronike, të cilët janë në vitin e dy dhe kanë paraqitur pranë Departamentit të Automatikës kërkesën e tyre për zhvillim e praktikës mësimore, si lëndë e semestrit të parë për vitin e dytë I njoftojmë se: .Ditën e premte datë 14 Nëntor 2014 ora 10:00duhet të paraqiten pranë laboratorit të transmisioneve elektrike pët të marrë informacion në lidhje me zhvillimin e kësaj lënde.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Fakulteti: Njoftim per studentet e vitit te dyte Master Shkencor dhe Master Profesional

Posted by Elektrike on 10-11-2014 05:54:24 EST
NJOFTIMNjoftohen studentet e ciklit te dyte Master Shkencor dhe Master Profesional se procesi mesimor do te filloje diten e marte date 11 .11.2014.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Sekretaria: Njoftim

Posted by Elektrike on 30-10-2014 06:31:50 EDT

Njoftim

Studentet perserites te nivelit Bachelor te shohin ndryshimet ne planin mesimor dhe lendet qe duhen te frekuentojne.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Fakulteti: Njoftim per Studentet e Diplomuar

Posted by Elektrike on 13-10-2014 10:40:23 EDT

Njoftohen studentet e Diplomuar te Ciklit Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor, Sistemi Pesevjecar dhe Edukimi ne distance se date 16.10.2014 ora 11:00 do te behet cermonia e shperndarjes se diplomave.

Ceremonia do te zhvillohet ne sallen 309, studentet duhen te paraqiten nje ore para prane sekretarise per te kryer procedurat e nevojshme.

Studente duhen te kene me vete karten e identitetit (ID) dhe te kene shlyer te gjitha detyrimet financiare.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


Departamenti Sistemeve Elektrike te Fuqise: NJOFTIM PER DATEN E MBROJTIES SE PROJEKT DIPLOMES

Posted by Elektrike on 08-10-2014 16:25:36 EDT

Njoftohen studentet diplomante te Master Shkencor, Master Profesional si dhe sistemi i 5-vjecar se mbrojtia e Projekt Diplomes do te zhvillohet diten e merkure me 15.10.2014.

Dergoja Dikujt Tjeter :: Komente 0


<< Prev 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 Next >>