image 1 image 2 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3

DIPLOMA MASTER PROFESIONAL INXHINIERI ELEKTROENERGJITIKE

Programi i studimit Master Profesional në “Inxhinieri Elektroenergjitike” mbështetet në Ligjin Nr.9741, datë 21.05.2007 për “Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar me ligjet Nr.9832, datë 12.11.2007 dhe Nr.10 307, datë 22.7.2010, Nenin 26, Ciklet dhe titujt e studimeve universitare, pika 1.2.3.  Programet e studimeve “Master Profesional”.
Programi i studimeve “Master Profesional” (MP) në “Inxhinieri Elektroenergjitike” ka si qëllim tu ofroje kandidateve, një diplomë të ciklit dytë në Inxhinieri Elektrike - Energjitike, kompetenca të mëtejshme profesionale per problemet e shfrytezimit të i kompanive të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, projektimit të rrjetave elektrike të shpërndarjes, projektimit të furnizimit me energji elektrike të ndërmarjeve industriale e civile dhe të sektorit elektrik në përgjithësi. Ky formim plotësues u adresohet inxhinierëve elektrike që punojnë në ndërmarrje të ndryshme dhe zotërojnë një diplomë universitare së paku “Bachelor”, dhe kërkojnë arsimim dhe trajnim të mirëfilltë profesional, neni 26, pika 1.2.3.a)  
Kjo diplomë krijon mundësinë e vazhdimit më tej të studimeve të thelluara për marrjen e diplomës „Master i Shkencave“, mbështetur në LAL, neni 26 pika 1.2.3.d).
Programi i studimeve Master Profesional në “Inxhinieri Elektroenergjitike realizohet me 90 kredite dhe kohëzgjatja është një vit e gjysëm, neni 26, pika 1.2.3.b).
Në përfundim të masterit paraqitet punimi i Mikro-Tezës dhe lëshohet diplomë universitare “Master Profesional në Inxhinieri Elektroenergjitike” neni 26, pika 1.2.3.ç).


OBJEKTIVAT e formimit të Masterit profesional
Cikli i dytë i studimeve në Inxhinierinë Elektrike, ku përfshihet dhe programi i studimit “Master profesional” ka si objektiv ti pajisë studentët me njohuri të thelluara profesionale specifike në fushën e Inxhinierisë Elektroenergjitike.
Të diplomuarit në Master Profesional duhet:

  • Të fitojnë njohuri të thelluara në aspektet metodologjike dhe aplikative të dhe të jenë në gjendje ti përdorin këto njohuri për të interpretuar problemet e ndryshme në praktikë.
  • Të njohin në përgjithësi dhe në thellësi fushat e Inxhinierisë Elektrike, në të cilat të jenë në gjendje të identifikojnë, formulojnë dhe zgjidhin problemet duke përdorur metoda, teknika dhe pajisje bashkëkohore.
  • Të formojnë aftësi e nevojshme për projektimin rrjetit elektrik shpërndarës, rrjetave të furnizimit me energji elektrike të ndërmarjeve dhe proceseve, që janë të lidhura ngushtë me fushën e mbrojtjes dhe automatizimit të Sistemit Elektroenergjitik dhe rrjetave te tjera te fuenizimit me energji elektrike
  • Të jenë të aftë të kryejnë eksperimente, të analizojnë dhe interpretojnë të dhënat e marra prej tyre.
  • Të njohin përgjegjësitë e veta profesionale dhe etike
  • Të fitojnë aftësi për organizimin, administrimin dhe aspektet ekonomike të ndërmarrjeve
  • Të fitojnë aftësi vendimmarrëse dhe komunikimi.

 

SEKTORËT KRYESORE TË PUNËSIMIT

  • Në ndërmarrjet e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë

Në studiot e projektimit të rrjetave te tensionit te mesem.

  • Në studiot dhe kompanitë e projektimit të impianteve elektrike të objekteve civile dhe industriale.
  • Menaxherë të ruajtjes dhe kursimit të energjisë elektrike
  • Në laboratorë të provave, kalibrimit dhe certifikimit për pajtueshmërine me normat europiane të impianteve elektrike.
Në kompanitë e ndryshme ne rolin energjitikut

 

PLANI MESIMOR DIPLOMA MASTER NE INXHINIERI ELEKTROENERGJITIKE

Masteri Profesional ne Inxhinieri Elektrike – Energjitike ka kohëzgjatje 1.5 vite dhe mund të ndiqet nga personat që zotërojnë së paku një Diplomë Bachelor në Inxhinjeri Elektrike, mbështetur në LAL neni 26, pika 1.3.4 a.

 

Nr

Emertimi i lendes

Javet mesimore

Gjithsej ECTS

ECTS
(L/U/Lab/P)

Gjithsej (ore)

Likujdimi

Semestri I

  1.  

Plotesimi i njohurive ne makina elektrike

14

6

3/2/0.5/0.5

30/24/10/1D

Provim

  1.  

Ekonomi Energjetike

14

6

3.5/2/-/0.5

35/24/-/1D

Provim

  1.  

Qendrueshmerise statike dhe dinamike ne sistemin elektroenergjetik

14

6

3/1.5/1/0.5

30/18/20/1D

Provim

  1.  

Teknika e tensioneve te Larta

14

6

3.5/1/1/0.5

35/12/20/1D

Provim

  1.  

Automatizimi dhe mbrojtja e sistemit elektroenergjetik

14

6

4/1.5/0.5/-

40/18/10/-

Provim

 

Provime Semestri I

4

 

 

 

 

 

Gjithsej Semestri I

18

30

 

160/90/70/5D

 

Semestri II

  1.  

Projektimi i rrjetave elektrike urbane dhe industriale

14

6

3/2/-/1

30/24/0/1P

Provim

  1.  

Gjenerimi i shperndare ne sistemin elektroenergjetik

14

6

3/2/0.5/0.5

30/24/10/1D

Provim

  1.  

Aplikime te Elektronikes se Fuqise

14

6

3/2/0.5/0.5

30/24/10/1D

Provim

  1.  

Hidro dhe termocentralet

14

6

4/2/-/-

40/24/-/-

Provim

  1.  

Monitorimi i sistemeve elektrike

14

6

3.5/1/1/0.5

35/12/20/1D

Provim

 

Provime Semestri II

4

 

 

 

 

 

Gjithsej Semestri II

18

30

 

175/114/20/2D1P

 

Semestri III

  1.  

Praktike

14

10

 

200

 

  1.  

Pergatitje Mikroteze, ne Universitet dhe jashte (Kesh, etj.)

14

20

 

100

Mbrojtje  para jurise

 

Gjithsej Semestri III

14

30

 

300

 

 

Gjithsej

50

90

 

929

 

 

 

Shënim:          1 ECT leksion = 10 ore mësimore
                        1 ECT Ushtrime = 12 ore mësimore
                        1 ECT Laborator = 20 ore mësimore