image 1 image 2 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3 image 3
 

 

 QENDRA MULTIMEDIALE E FAKULTETIT TE INXHINIERISE ELEKTRIKE

Përgjegjës: Besa Hysa


 

 

 

 

 

          

  • Qendra  ”Multimedia  Library” është inaguruar në vitin 2004 dhe është një projekt hartuar e i zbatuar nga F.I.E. me kontributin e Ambasades Zvicerane. Kjo,  eshte pjese e struktures se Fakultetit te Inxhinierise Elektrike dhe është në funksion  të proçesit mësimor të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike si edhe Fakultetit te Teknologjisë së Informacionit.
  • Misioni i saj është të shërbejë si qendër informacioni për përdoruesit e saj (studentë, pasuniversitarë, pedagogë  e studiues kërkimorë-shkencorë të këtyre fushave ) ku të ofrohen mundësi për njohuri të reja dhe për marrjen e tyre në mënyrë sa më efektive.
  • Qendra Multimediale e kryen aktivitetin e saj mbështetur në Ligjin Nr.8576, datë 3.02.2000  “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”/ Neni 30  dhe  ne në përputhje me rregulloren e  miratuar nga Këshilli  i Fakultetit te Inxhinierise Elektrike.

 

  • Koleksionet

Koleksionet e Qëndrës “Multimedia Library”në pjesën më të madhe janë unikale.Ato kryesisht janë  në gjuhë të huaj ( anglisht, italisht, gjermanisht) si dhe në gjuhën shqip. Koleksionet kryesore të kësaj qendre janë rreth (1300 njësi): libra, peridikë, CD-ROM,  fondi referencial si edhe burime on-line. Këto koleksione përmbajnë:

  • Libra të huaj / 718 tituj                                      ( 967 njësi )
  • Libra shqip / 224 tituj                                        ( 341 njësi )
  • Periodike / 8 tituj                                               ( 76 njësi )
  • Punime shkencore dhe dorëshkrime                   ( 50 njësi )
  • Fondi referencial (enciklopedi, fjalorë e tj.)         ( 46 njësi )
  • CD-ROM                                                         ( 168 njësi )
  • Kaseta audiovizuale (leksione)/ 58 tituj               ( 1164 njësi )
  • Burime  elektronike  (bazat elektronike që ofron eIFL)

Katalogu elektronik në sajë të instalimit të programit    WIN/ISIS ( i quajtur  soft i kërkimit të informacionit ), dhe rrjetit Wireless  LANs bën të mundur që përdoruesi  të marrë informacionin e duhur  në një kohë të shkurtër. Me anën e modulit të kërkimit  bëhet e mundur që përdoruesi  të kërkojë në katalogun elektronik (sipas elementëve të kërkimit  p.sh. autorit, titullit, subjektit etj. ) informacionin e duhur dhe ta marrë atë me lehtësi.

         Të reja:
Në vitin 2012 në kuadrin e Projektit ERA (Electronic Resource for Albania)  ne te  të gjitha ambjentet e FIE dhe FTI  stafi akademik dhe studentet   kane akses (pa pagesë) në adresat e mëposhtme derin   ne 1. Prill 2013.
Mund të konsultohen këto adresa:

 

  • Shërbimet:
  • Orari i shërbimit për përdoruesit:
  • Qendra  është e hapur nga e Hëna në të Premte nga  ora 9°° - 16°°.
  • Shërbimet referencë që ofron qendra janë:
  • Shërbim të drejtpërdrejtë: Nepermjet mjeteve informuese perkatese  jepet  nje  informacioni i plotë   përdoruesve  per materialet qe gjenden  ne koleksionet e saj  dhe për çdo problematikë që kërkohet. 
  • Shërbime indirekte:   krijimin e katalogut elektronik  dhe të gjitha referencave ndihmëse, të cilat  ndihmojnë  ne informimin  dhe orientimin e  e përdoruesve ne  këto koleksione.
  • Biblioteka ofron këto shërbime:
  • Salla e leximit ( me siperfaqe 75 m² dhe 32 vende leximi ).
  • Shërbimi  në fond të hapur i koleksioneve.
  • Katalogu elektronik
  • Kartë elektronike anëtarësimi (Library card).
  • Interneti. (4 pika sherbimi)
  • Rrjetin Wireless
  • Fotokopje.
  • Burimet elektronike.
  • Shërbimin me projektor.

Mbështetur në LIGJIN Nr.8576, datë 3.2.2000 Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë, kreu II “Të drejtat dhe përgjegjësitë e shtetasve për përdorimin e shërbimeve bibliotekare” si dhe ne regulloren e “Qendres Multimediale”

  • Përdoruesi i bibliotekës ka të drejtë:
  • të marrë informacion për koleksionet eqendres e për koleksionet e bibliotekave të tjera nëpërmjet mjeteve tradicionale dhe elektronike të informacionit bibliotekar;
  • të ndihmohet për kërkim dhe zgjedhjen e koleksioneve
  • të shfrytëzojë koleksionet e bibliotekës në mjediset e saj, të fotokopjojë dhe të huazojë materiale bibliotekare, sipas rregullores së bibliotekës;
  • e drejta për shërbim dhe informacion bibliotekar sigurohet falas dhe në mënyrë të barabartë për të gjithë përdoruesit e   qendres multimediale
  • përdoruesit detyrohen të respektojnë rregulloren e Qendres multimediale

Ata që shkelin këtë rregullore dhe sjellin dëm material dhe ekonomik, e shlyejnë atë në masën dhe në formën e duhur, sipas legjislacionit në fuqi.

  • Anëtarësimi kryhet mbi bazën e dokumentacionit të poshtëshënuar:
  • Dokument identifikimi (kartë identiteti / pasaportë);
  • Libreza e studentit;